Një djalë i ri shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri në një shtëpi publike në Hamburg të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se 20 djem që po festonin nën shoqërinë e vajzave përfunduan duke u zënë me njëri-tjetrin. Mes tyre ishte edhe i riu shqiptar, i cili gjatë sherrit mori një goditje me thikë pas shpine dhe mbeti i shtrirë në trotuar.
Dëshmitarët njoftuan policinë dhe ambulancën e cila transportoi 25-vjeçarin shqiptar në gjendje të rëndë spital. Autoritet bëjnë me dije se i riu kishte marrë një goditje të rënë në kokë, ndërsa për ngjarjen policia arrestoi 5 persona.