Fermeri Luli Çela është një prej dy të shoqëruarve në pòlici që u përfshi në konfliktin me pronarin e banesës ku po qëndronte sot ministri Bledi Çuçi. Pak para se të ndodhte íncidenti, ai foli para mediave duke shfaqur ankesat e tij për prodhimin e kastravecëve.
Në fjalën e tij i bën kërkesë qeverisë që të marrë masa emergjente dhe të shtyjë këstet e kredisë në afat 1 vjeçar jo 3 mujor.
“Pikë së pari, jam fermer i Beratit, quhem Luli Çela, jam dhe përfaqësues i fermerëve të fshatit në sindikatën Fermerët e Bashkuar. Siç e shikoni, këtu është prodhimi jonë, djersa jonë. Në shumë komente flitet që nuk është cilësor, prandaj është hedhur, shiheni vetë. Ky është ta fshish pak dhe ta hash tani. Ne jemi drejt katastrofës, jemi të falimentuar. Bujqësia në këto momente po kalon në krizë shumë të vështirë, nuk mund të fajësojmë qeverinë për situatën e ndodhur, por duhet të reflektojë për situatën që po ndodh. Qeveria duhet të marrë masa emergjente sepse bujqësia është një sektor shumë i zgjeruar në Shqipëri, nuk dua të hyj në shifra sepse janë publike, por dua të them që për momentin jemi në gjendje katastrofike. Bujqësia duhet të marrë mbështetjen e qeverisë urgjentisht.
Kemi probleme të papara, kemi probleme me sistemin bankar, shlyerja e detyrimeve. Si mund të shlyejmë detyrimet duke hedhur prodhimet kështu. Jemi në kushte shumë të vështira. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme, ndërhyrje në mbulimin e sektorit bankar në shtyrjen e kësteve të kredisë, jo në afat 3 mujor, por 1 vjeçar. Mbështetje direkte të fermerit, kërkesat si sindikatë i kemi bërë publike, por duhet bërë ndërhyrje e menjëhershme sepse bujqësia është në katastrofë e sipër. Nëse do bllokohet ky sektor, atëherë problemet ekonomike në Shqipëri do të jenë shumë më të mëdha. Problemi është se nukka tërheqje nga shtetet që importojnë mallrat tona. Edhe tregu i vendit, është jashtë mase diferenca e blerjes me shitjen”, tha fermeri.(A.M/Faxweb.al)