Detaje të reja mësohen nga sherri në Vlorë mes pronarit të një lokali dhe tregtarit. Mësohet se dy biznesmenët, të cilët kishin dyqanet e tregtimit të kafesë afër me njëri-tjetrit, kanë nisur të debatojnë për punën e përditshme, por më pas kanë kaluar në përleshje fizike dhe deri në përdorimin e armëve.
Sipas një portal online, pasi janë zënë me grushte, biznesmeni 48 vjeçar me iniciale M.B, me qëllim për ta trembur ka goditur me armë manovër 31-vjeçarin Delin Dervishin.
Dy biznesmenët janë shoqëruar në komisiariat, ndërkohë që policia po kryen hetimet për të zbardhur të tjera detaje të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post