Lidhur me sherrin me thika mes një grupi të rinjsh që ndodhi mbrëmë në orët e vona të natës në Elbasan dhe mbeti i plagosur Amarildo Mema (Lexo ketu) Policia ka proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.B. 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.
Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi A.M. 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.
Grupi i të rinjve u konfliktuan për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të mprehta e sende të forta.
Njoftimi zyrtar:
Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.
Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit A.M., dhe E.B., kanë goditur me mjet të mprehët ( thikë), dhe sendet të forta shtetasit U.G., dhe A.M.,
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.