18:40 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, një i mitur në kërkim

11:12 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, një i mitur në kërkim

Policia e Lezhës ka intensifikuar hetimet dhe veprimet operacionale për zbardhjen e plotë të konfliktit të ndodhur më 11 prill 2025 në qytetin e Lezhës.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara në terren dhe bazuar në të dhëna të siguruara nga inteligjenca policore, janë kapur dhe arrestuar dy shtetas që ishin shpallur në kërkim ditën e ngjarjes. Bëhet fjalë për Redian Margjonajn, 20 vjeç, si dhe një të mitur 15-vjeçar, të dy me banim në Lezhë.

Të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, si pjesë e hetimeve, policia ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, i cili tashmë do të shërbejë si provë materiale në vijim të procesit hetimor.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër 15-vjeçar, banues në Lezhë, i cili rezulton i përfshirë në të njëjtin konflikt.

Policia e Lezhës zbardhi përmes kamerave të sigurisë se ajo që u raportua si një përplasje fizike mes dy personave mesditën e së premtes, në fakt ishte një përleshje e dhunshme mes një grupi njerëzish, që zanafillën e konfliktit e vitin e kaluar mes 2 të miturve, për një vajzë.

Dy persona u arrestuan Fatjon Gjini, 34 vjeç, dhe Ervin Nika, 37 vjeç, ky i fundit i arrestuar më parë për armë pa leje. Për përleshjen e dhunshme 4 të tjerë u shpallën në kërkim 4 të tjerë, Redian Margjonaj e Kevin Ndoka, 20 vjeç dhe dy të mitur.

Gjini e Nika goditën me sende të forta Redian Margjonajn, i cili bashkë me tre të tjerët e shpallur në kërkim e goditën me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e dhunuan fizikisht me mjete të forta.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.

Etiketa: lezhesherr
Pas

SHBA-Iran negociata të tjera mbi programin bërthamor javën e ardhshme

Para

“U largua nga banesa dhe nuk u kthye më”, 25-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për zhdukjen e vëllai

Para
“U largua nga banesa dhe nuk u kthye më”, 25-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për zhdukjen e vëllai

“U largua nga banesa dhe nuk u kthye më”, 25-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për zhdukjen e vëllai

 



Të Fundit

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.