Deputeti Tom Doshi, në Komisionin e Ligjeve, është bërë pjesë e një debati të fortë me inspektorin e ILDKPKI-së Florian Karaj, i cili i tha deputetit se është nën hetim nga prokuroria për fshehje të pasurisë.
Doshi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut të ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj, duke e quajtur të korruptuar.
“Të gjithë e dinë se kryetarët e komunave kanë paguar nga 2 mijë euro për Shkëlqim Ganajn”,-u shpreh Tom Doshi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Por duket se “mllefit” të Doshit nuk i ka bërë dot ballë as kryetarja e këtij komisioni, Vasilika Hysi. Kjo e fundit është munduar të qetësojë deputetin, por Doshi i është kthyer edhe koleges.
“Rri aty Vasilika se atë e di unë. Jeni mashtrusa, që nga i pari te i fundit. Mos më tregojë mu fytyra e ktij, që jam nën hetim. Të jesh më e kujdesshme, kur flet! Kuptove?” tha ai. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post