Gjykata ka vendnosur ‘burg pa afat’ për zv/kryetarin e Bashkisë së Dirbrës, Ernolt Canin i cili akuzohet për ‘goditje për shkak të detyrës’.
34-vjeçari nga Peshkopia un arrestua dje pas sherrit në bashkinë e Dibrës ku Cani goditi me mjete të forta Drejtorin e Burimeve Njerëzore Drini Mataj.
Sherri ka ndodhur në ambjentet e brendshme të Bashkisë, gjatë një mbledhje të administratës, ndërsa si shkak mendohet të ketë qenë drejtori i burimeve njerëzore.
Drini Mataj prej një muaj ka qenë i komanduar në këtë detyrë. Mataj është nga Tepelena me orgjinë dhe kjo duket se është e pakapërcyeshme për Canin. Sipas tij në Bashkinë e Dibrës, drejtori i ri është sjellë nga njerëz të lidhur me krimin dje ka hequr njerëzit e PDIU-së nga puna.
Në këtë ngjarje mbetën të plagosur tre persona që morën kujdesin mjekësor në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në Dibër kanë mbërritur që mëngjesin e kësaj të enjteje dy furgona me efektivë të FNSH-së nga Tirana pasi sherri i ndodhur në bashki ka sjellë klimë të tensionuar në qytet ku kreu i bashkisë Muharrem Rama dhe drejtori i burimeve njerëzore në bashkinë e Dibrës Drini Mataj lëvizin me shoqërues. (B.H/Faxweb)