Policia jep versionin e saj për përplasjen në një lokal në qytetin e Kukësit, ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin si edhe me pronarin e lokalit i cili ishte mbështetës i LSI-së.
Sipas policisë, fillimisht disa persona janë përfshirë në konflikt me andministratorin e njësisë administrative në shishtavec.
Ndërsa pronari i lokalit i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, është goditur më pas me grushte nga personat.
DETAJET E POLICISË
Policia e Kukësit është njoftuar nga shtetasi D.T., se në fshatin Novosej, në lokalin e tij, kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N..
Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Grupi hetimor në vendgjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifilimin dhe kapjen e autorëve. (D.D/Shuplaka)