Një sherr ka ndodhur në ambientet e një lokali në në Alba Adriatica të Italisë, ku një shqiptar i plagosur me thikë, ka qëlluar me armë në pjesën e barkut një shtetas italian.
Mediat italiane raportojnë sot se shqiptari Arlin Cera, 33 vjecc që punonte si kamarier ka rrëfyer në polici se ai qelloi për tu vetëmbrojtur.
I plagosur me armë zjarri, me plumba në pjesën e barkut mbeti italiani Lillo Luciani, 38 vjeç, nga Bari, me banim në Villa Rosa.
I riu shqiptar ka treguar se ishte italiani ai që nisi të bëhej i bezdisur te një pjesë e personelit dhe klientëve dhe iu kërkua të ishte i kujdessheëm.
“Ai u bë shqetësim edhe për klientët. Por pasi iu tërhoq vemendja u rikthye për të marrë hak”, mësohet që të ketë thënë Cera.
Sipas mediave lokale, sherri nisi brenda Hotel Resorant “Atlante”, ku po zhvillohej një mbrëmje me muzikë, e më pas vijoi në ambientet e jashtme.
Ne sherr e sipër, shqiptari u qëllua me thikë brenda lokalit dhe një italian 38 vjeç nga Bari. Në mbrojtje, ai nxori pistoletën duke qëlluar me të italianin, jashtë ambienteve të restorantit.
Policia ka bërë me dije se ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë përleshje, me pasojë dy të plagosurit, por emrat e tyre nuk janë bërë ende me dije.
(E.K/FAXWEB.AL)