Një person është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është shtetasi M.N, i cili ka plagë nga armë zjarri në trupin e tij.
Ky shtetas është gjetur i vrarë në orën 2 të mëngjesit në automjetin tip “Benz”, në zonën e Ish-Kënetës.
Mësohet se policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe e ka shpallur në kërkim atë.
Mes viktimës dhe autorit ka pasur një sherr në lokal dhe më pas situata ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve. Viktima ka tentuar të largohet me mjetimn e tij, kur viktima i ka dalë para dhe e ka qëlluar me automatik.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.
Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)