Anëtari i Këshillit Kombëtar, Fabian Topollaj, një nga kritikët e Bashës në PD, ka reaguar në lidhje me tensioned e fundit në mbledhjen e kryesisë së PD-së, ku ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana, ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini.
“Ju lutem mos e poshtëroni me shume se kaq PD, Jemin ki respekt te paktën për veten” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Tensionet erdhën pasi Mezini I ka nsërprerë disa herë fjalën Gjanës duke e akuzuar për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti. Përplasja fillimisht ishte verbale, por më pas Gjana ka tentuar të godasë Mezinin, por është ndaluar nga deputetët e tjerë. (B.H/Shuplaka)