Neymar Junior është detyruar të paraqitet në një stacion policor në Sao Paolo të Brazilit, aty ku për 5 orë me radhë iu përgjigj pyetjeve të hetuesve në lidhje me çështjen e akuzave për sulm seksual nga modelja Najila Trindade.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qëndruar solid duke mbrojtur në çdo fjalë veten e tij dhe duke mohuar kategorikisht akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Sipas medieve në Brazil Neymar ka vënë në dije hetuesit se asgjë kundra ligjit nuk ka ndodhur në dhomën e atij hoteli në Paris. Pavarësisht pretendimeve të vajzës, se një video e dytë prej 6 minutash është zhdukur nga futbollisti, i cili sipas saj i ka marrë tabletin ku e kishte regjistruar videon dhe aty dëshmohej qarta dhuna që Neymar kishte ushtruar ndaj saj.
Pas deklaroi për orë të tëra në komisariat Neymar dha një deklaratë të shkurtë për media, ku falënderoi të gjithë ata persona që i kanë dërguar mesazhe të ngrohta dhe e mbështesin në këtë moment të vështirë për të.
“Jam i qetë. Vlerësoj të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe deri më tani. E vërteta do të dalë herët ose vonë”, tha braziliani, që u largua me një buzëqeshje para kamerave.
Një dëshmi tjetër Neymar e dha para disa ditësh në një rajon në Rio de Janeiro, në lidhje me videon që publikoi në rrjetet sociale, ku shfaqte bisedën dhe disa foto intime që Najile Trindade i kishte dërguar atij.
Sipas dosjes ku modelja ka bërë denoncimin thuhet se sherri mes tyre ka nisur kur Najila i ka thënë se nuk kishte marrë kondom me vete, natën e parë në hotel. Aty ajo pretendon se është dhunuar nga Neymar, por që provat e sipas saj po zhduken.
Ndërkohë avokati i dytë resht e ka braktisur modelen braziliane, duke dhënë dorëheqjen nga kjo çështje për arsye që nuk dihen.