20:06 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherri për taksën dhe kufijtë, Haradinaj tregon nëse flet apo jo me Thaçin

08:46 | 13/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri për taksën dhe kufijtë, Haradinaj tregon nëse flet apo jo me Thaçin

Raportet në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, janë ftohur për shkak të qëndrimeve të ndryshme për taksën ndaj Serbisë e korrigjimin e kufijve.

Këtë ftohje e ka komentuar dhe vetë Haradinaj në një intervistë për T7, duke thënë se shpesh herë kanë pasur biseda të rënda ndërmjet tyre.

“Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës”, ka thënë Haradinaj.

Përveç Thaçit, Haradinaj ka treguar se nuk ka pasur përvojë të mirë as me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.

Kreu i Qeverisë ka thënë se ata e kanë goditur për taksën para syve të ndërkombëtarëve, duke e kritikuar për qëndrimin ndaj taksës. “Kemi pas takime të rënda, ku s’kam kalu mirë as me Thaçin as me Veselin., Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja”, qartëson Haradinaj.

Kreu i Qeverisë thotë se me Thaçin i ka ftohur edhe raportet personale. “Ka ndodhur një ftohje e raporteve personale”, ka shtuar më tej ai.

I pyetur rreth qëndrimit të Thaçit se taksa duhet të mos hiqet, Haradinaj thotë se çdo qëndrim e ka vlerën e vetë, por kujton se me amerikanët ka pasur shumë ballafaqime të rënda, për shkak të kritikave vendore për ta hequr taksën. “Më vjen mirë , çdo deklarim e ka peshën e vetë. Por gjatë vizitave të zyrtarëve amerikanë, më kujtohet David Hayle, kam pas përvoja shumë të rënda. Ballafaqimi ka qenë i zorshëm, kam marrë shumë kritika prej kolegëve të vendit se pse nuk e heqim taksën”, ka shtuar Haradinaj.

 

Pas

Ju krijojnë shqetësime? Si ti ndalni gazrat dhe fryrjen e stomakut …

Para

Princesha u arratis me 31 milionë paund/ Zbulohet truproja që i mori gruan Sheikut arab (FOTO)

Para
Princesha u arratis me 31 milionë paund/ Zbulohet truproja që i mori gruan Sheikut arab (FOTO)

Princesha u arratis me 31 milionë paund/ Zbulohet truproja që i mori gruan Sheikut arab (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.