Prej javësh ka “shpërthyer” një debat në media mes gazetares së “SuperSport”, Ilda Bejleri dhe opinionistit Mustafa Nano, lidhur me zhveshjen e tepruar, sipas tij, të moderatores.
Gazetari Bledi Mani mban anën e gazetares sportive.
“Debati mes ilda Bejlerit dhe skrapalliut Mustafa Nano duhet kapur në themel. Ai ka jetuar në periferi për 4 dekada dhe është mbrujtur me atë mentalitet. Nëse AMA do të ishte e vëmendshme, Mustafa Nanos duhet t’i largoheshin sponsorët nga emisioni. Ajo doli në një kanal privat, ku mund ta ndërrosh kanalin po të duash, nuk doli në TVSH që paguhet nga taksapaguesit”, deklaroi Mane.
“Ai tha që Ilda Bejleri është qënia më e pështirë e kësaj dekade. Si mund ta thotë një mashkull këtë? Ose nuk ka femra në familjen e tij, ose nuk fle me femra ose ka brenga me femrat. Është tipiku i provincialit që ka ardhur pa leje në Tiranë”, shtoi Mane.