01:12 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherri me shufra hekuri dhe shkop bejzbolli, plagosen 3 punonjës të Bashkisë Dibër

13:16 | 31/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri me shufra hekuri dhe shkop bejzbolli, plagosen 3 punonjës të Bashkisë Dibër

Nga sherri në Bashkinë Dibër kanë mbetur të plagosur tre persona mes tyre dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore Drini Mataj.

Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe badigardi i tij Hektor Daci si dhe punonjësi tjetër i Bashkisë Erjon Doka.

Sherri ka ndodhur në ambjentet e brendshme të Bashkisë, gjatë një mbledhje të administratës, ndërsa si shkak mendohet të ketë qenë drejtori i burimeve  njerëzore.

Drini Mataj prej një muaj ka qenë i komanduar në këtë detyrë. Sipas kryetarit të Bashkisë Muharrem Rama, 3 të lënduarit janë gjuajtur me shkop bejzbolli dhe me shufra hekuri.

Po nënkryetari i Bashkisë dha një tjetër version teksa foli në ‘’Fax news”.  Olti Cani shprehet se Muharrem Rama nuk ka zbatuar marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve. Sipas tij drejtori i Burimeve njerëzore Drini Mataj, ka shkarkuar punonjës të PDIU-së.

Mataj është nga Tepelena me orgjinë dhe kjo duket se është e pakapërcyeshme për Canin. Sipas tij në Bashkinë e Dibrës, drejtori i ri është sjellë nga njerëz të lidhur me krimin.

“Me ishim mbështetja kryesore e Muharrem Ramës, kur të gjithë e lanë në baltë. Ne jemi mbështeja kryesore e kryetarit aktual, është konfirmuar me votat tona, po e theksoj me votat tona.

Kanë fituar me 10 mijë vota plus. Ne kemi pasur një marrëveshje me të, po pas fitores Muharremi u deh nga fitorja. Jemi 10 mijë votues dhe kemi kërkuar takim me kreun e Bashkisë, njerëzit kërkuan sqarim për Muharrem Ramën. Unë kam qenë në zyrë se drejtori i ri që kishte ardhur merrte mungesat.

Ky ka sharë njërin nga ne, ka thënë ‘’që unë kam ardhur që t’iu bëj dibranëve, pika, pika”. E po të vij një njeri nga Tepelena dhe të na ofendojë ne këtu në Dibër. Unë nuk jam në kërkim, pasi fola me drejtorin e Policisë dhe jam i gatshëm që të dëshmoj për gjithçka.

Unë ju bëj thirrje organeve të hetimit që të vijnë të shohin se çfarë ndodh në Bashki, se lamë nam po dalim dy herë në ditë te ‘’Stopi”. Vjen ai nga Tepelena, me shumë mundësi është një nga njerëzit e ish-ministrit Saimir Tahiri”, u shpreh Cani.

(E.K/FAXWEB) 

Drejtori i plagosur Drini Mataj
Etiketa: plagosjeshkopa bejzbolli
Pas

Kufiri detar me Greqinë, reagon Meta: Nuk ka marrëveshje, takimet kanë qenë politike

Para

“Jam thjesht një shtëpiake”, Angela Martini tregon si pret bashkëshortin (FOTO)

Para
“Jam thjesht një shtëpiake”, Angela Martini tregon si pret bashkëshortin (FOTO)

“Jam thjesht një shtëpiake”, Angela Martini tregon si pret bashkëshortin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.