15:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Sherri tek ‘Petro Nini’, reagon Ministria e Arsimit: Si ndodhi konflikti mes të rinjve

16:22 | 24/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri tek ‘Petro Nini’, reagon Ministria e Arsimit: Si ndodhi konflikti mes të rinjve

Ministria e Arsimit ka reaguar për sherrin mes dy gjimnazistëve në oborrin e shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet që  ndodhi  në mëngjesin e sotëm  ku mbeti i plagosur me mjete të forta nxënësi Sexhio Lleshaj, i cili u transportua me urgjencë në spital.

MAS dënon dhunen mes të rinjve, teksa shprehet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me procesin mësimor.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se rreth orës 9.30 minuta të ditës së sotme në ambientet e jashtme të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka ndodhur një konflikt ndërmjet nxënësve të këtij gjimnazi, S.N dhe S. Ll. Në konfliktin midis të rinjve është përfshirë edhe një nxënës i tretë me iniciale F.T.

Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e shkollës “Petro Nini Luarasi”, bëhet me dije se konflikti midis të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me procesin mësimor. Pas ngjarjes, nxënësi me iniciale S. Ll. është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Drejtoria e shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për hetim të mëtejshëm.

Pas konfliktit midis dy nxënësve, drejtoria e shkollës “Petro Nini Luarasi” mblodhi komisionin e disiplinës, i cili, në përputhje me aktet nënligjore, pasi analizoi ngjarjen e ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës, mori masa disiplinore për nxënësit e përfshirë në konflikt.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon ashpër dhunën midis të rinjve dhe mbështet autoritetet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të zbardhin motivet që çuan në konfliktin midis nxënësve.

Ministria e Arsimit dhe Sportit fton nxënësit, mësuesit dhe prindërit të bashkëpunojnë në parandalimin e sjelljeve të dhunshme në ambientet e shkollës dhe jashtë saj.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit thekson se dhuna nuk ka vend në shkollat tona dhe se ajo është thellësisht e vendosur për t’u përballur me sfidën që kemi të gjithë së bashku për të larguar dhunën nga shkolla, nga komuniteti dhe nga familja.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ministria e arsimit
Pas

Paloka: E vërteta e skenarit të ambulancave me të sëmurë falsë dhe pse doli blof

Para

“E pe si protestoi e djathta pa dhunë?” Rama-komentuesit: Të marrsha të keqen unë ty

Para
“E pe si protestoi e djathta pa dhunë?” Rama-komentuesit: Të marrsha të keqen unë ty

"E pe si protestoi e djathta pa dhunë?" Rama-komentuesit: Të marrsha të keqen unë ty

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.