Ka nisur mitingu i LSI në sheshin “Nënë Tereza”. Simpatizant dhe qytetarë të shumtë janë të pranishëm në shesh për të ndjekur nga afër mitingun e LSI. Sheshi duket më plot se kurrë ndonjëherë.
Deri tani kanë folur Kryetari Petrit Vasili dhe Nënkryetari Luan Rama.
Vasili deklaroi se Shqipëria ka nevojë për shpresë dhe atë do i’a japë LSI.
Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi, vetëm LSI. Në çdo ditë, çdo familje, çdo gjysh, çdo gjyshe pret një gëzim në familjen e saj. Këtë gëzim mund ta japë vetëm një forcë, është LSI. Zgjedhjen e një shteti të pakthyeshëm. Sot është dita të ndahemi nga një shtet i tillë, zgjidhja është numri një. Nuk kemi zgjehdje tjetër, kjo është rruga që e transformon Shqipërinë, që u thotë po investimeve të huaja, nuk u mbyll derën. Sot po marrin mesazhin e shpresës së madhe të LSI që ka një plan, të tjerët kanë tepsi. Ju dilni jashtë tepsisë, timonit, si dëshmia e një të çmenduri ku qeveris një i çmendur, të ndahemi përgjithmonë nga çmenduria. Të gjithë këtu ka një shans. Këtu në këtë kesh ka qindra mijëra shanse për të gjithë, tha Vasili.
Gazetari Artur Çani në pika të ndryshme bëri foto ku konstatoj se mosha mesatare e pjesëmarrësve mund të jetë 20 -24 vjeç, tregoi ai për SHUPLAKA.
(B.H/Shuplaka)