08:38 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sheshi ”Skënderbej” i bllokuar, Veliaj tregon se kur do përfundojnë punimet

12:04 | 14/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Gjitha
0
Veliaj me qejf ceremoni mes Tiranës, por një detaj ua prish (FOTO)

Për qytetarët që u bie rruga të kalojnë në qendër të Tiranës është kthyer në shqetësues bllokimi për shkak të punimeve në sheshin ”Skënderbej”.

Por kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar sot se kur planifikohet përfundimi i tij, që do të jetë muaji qershor 2017, ndërsa parkimi nëntokësor planifikohet në muajin mars, po të vitit që do të vijë. ”Ambicia jonë është ta përfundojmë në qershor, kurse parkimi i sheshit ”Skënderbej” në mars.”, tha sot Veliaj.

”Ne kemi përfunduar disa punime kyç në qytet, unaza, parkimi nëntokësor në sheshin ”Skënderbej”. Na ka ngelur edhe 10% nga Bulevardi i Ri. Unë besoj do jetë Tirana e 10 viteve të ardhshme. Parafytyroj një Tiranë që avancon. Është një gjë e re që ne, përtej histerisë e hoqi apo jo polici, unë them që të gjithë ata që na dëgjojnë dhe kanë patur durimin të na lejojnë të punojmë. Do të shikojmë se si do të rritet vlera e pronës, sot te Pazari i Ri është rritur me 40% vetëm nga fluksi i bizneseve.

20 shkolla të reja do ngrihen në Tiranë, do ftojmë kompanitë vendase që të konkurojnë për lotet sipas konceptit ”ndërto, menaxho, transfero” me një normë interesi.”, tha më tej Veliaj, duke shtuar se do shkojnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pa rritje taksash e tarifash vendore për këtë vit.

Kryebashkiaku premtoi edhe shkurtim të procedurave burokratike që vonojnë përgjigjet për shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.

“Nga 1 Janari, qytetarët jo vetëm që do të dorëzojnë më pak dokumente por do të marrin përgjigje 2-3 herë më shpejt. Janë 30 mijë kërkesa çdo vit, për shembull procedura e likujdimit që zgjaste pafund. Tashmë të gjithë bizneset mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim likujdimesh, veç me kërkesën dhe kartën e identitetit; procedura për kërkesë apo ankesë online do të trajtohet për 15 ditë nga 1 Janari,  veç kërkesës, të interesuarit do të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, do të paraqesin ID (kartën e identitetit) dhe akt përfaqësimi (nëse është i huaj); nga 1 Janari do të punojmë për lehtësimin e procedurës së verifikimit në terren. Për procedurën juridike që marrim rreth 400 kërkesa në vit do të ketë shkurtim të afatit nga 30 ditë në 10 ditë maksimumi. Do të ketë lehtësim në procedurën për rimbursim apo për procedurën për regjistrimin e biznesit të ri, për të cilin marrim rreth 260 aplikime mujore. Afati për këtë procedurë do të shkurtohet nga 30 ditë në 15 ditë dhe do të kërkohet vetëm ID dhe formulari i vetëdeklarimit. Të gjitha bizneset do kenë mundësinë të konsolidohen e më pas të paguajnë taksat sepse Tirana do të jetë një qytet i hapur bizneset.”, ka vijuar më tej Veliaj.

Etiketa: bashkia e tiranesbashkia tiranebllokimierjon veliajSheshi SkenderbejVeliaj
Pas

Tritan Shehu: Presidentin Trump një ”orkestër” majtiste në vend përpiqet ta sulmojë

Para

Rama: Dy mijë lekë shpërblim për familjet në nevojë, 6 mijë për pensionistët

Para
Rama: Dy mijë lekë shpërblim për familjet në nevojë, 6 mijë për pensionistët

Rama: Dy mijë lekë shpërblim për familjet në nevojë, 6 mijë për pensionistët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.