Sheshi Skëndërbej do të jetë në finalen e konkursit për veprat më prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore në BE. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama në llogarinë e tij personale në Twitter.
“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ndërtimi I sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës u shoqërua me polemika të shumta, për shkak të kostos së lartë si dhe ngushtimit të artiereve kryesore të kryeqytetit.
E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe?#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet? pic.twitter.com/J3h4uH3WiB
— Edi Rama (@ediramaal) February 13, 2019