Një 18-vjeçar nga Burreli është arrestuar në Durrës pasi qarkullonte me armë zjarri. I arrestuari është Merlino Disha 18 vjeç, banues në Burrel.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.
Policia e Durrësit arreston në flagrancë një shtetas, i cili qarkullonte me armë me vete.
Tetëmbëdhjetë vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- Merlino Disha 18 vjeç, banues në Burrel.
Disha, në lagjen Nr.13, Plazh – Durrës fuke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer), gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.
Discussion about this post