20:34 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shezai Rrokaj: Cila është e vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv

16:53 | 01/10/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shezai Rrokaj: Cila është e vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv

Një ditë pas deklaratës së Rigerta Lokut në Parlament, e cila iu tregoi politikanëve realitetin në fshatrat e thella të Shqipërisë, ish-dekani i Fakultetit të Historisë dhe filologjisë në Tiranë dhe deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, ngre disa pyetje për diskutim.

Në fillim Rrokaj shpjegon se përse deklarata e vajzës me dy diploma (por që punon në fermë) ngjalli aq shumë interes. Me të drejtë rrokaj thotë se njerëzit e thjeshtë gjetën veten te fjalët e Rigertës pasi that roc para parlamentarëve atë që përjetojnë çdo ditë por se dëgjon njeri. Ndërsa nga ana tjetër molitikanët kujuan kohën para se të fitonin karrigen në parlament, ndërsa mallëngjimi i një një pjese tjetër të politikanëve, sipas ish-dekanit është vetëm shtirje dhe asgjë më shumë.

“Por kjo e vërtetë e Rigertës përse ngjalli interes në përmallim? Ia vlen të thuhet se mallëngjimi u ndje në mënyra të ndryshme në të paktën dy kategori shoqërore.

Së pari, te njerëzit e thjeshtë, u tha troç ajo gjë të cilën ata e prekin çdo ditë, e thonë çdo ditë, por nuk i dëgjon kush. Pra, u pa si triumf i plebeizmit mù në mes të Kuvendit. Ky është realiteti i përditshëm i tyre.

Së dyti, oligarkia parlamentare qeverisëse dhe sejmenët e saj u mallëngjyen, bënë edhe foto, nxitën edhe shkruesit zellmëdhenj me shkrime patetike. Po përse u mallëngjyen, lind pyetja. Ka më shumë se një përgjigje. Shumë syresh e kanë harruar fare fshatin dhe rrëfenjëza u tingëlloi si legjendë. Dikush mendoi dhe jetën e vet dikur, para se të hipte në karrige. Si të thuash u përmallua nga jeta e fëmijnisë. Shumë të tjerë, qeveritarë e besuan sërish atë përrallën e korrik-gushtit se i vetmi koalicion i tyre ishte ai me qytetarët. Ndonjë hipokrit nuk kuptoi gjë fare, por bëri si të tjerët. Si i thonë, kinse u përmallua, se as i hyn fare në punë rrëfenjëza. Ai është aty për hallin e vet.”, thotë Rrokaj.

KOMENTI I PLOTË

E vërteta e Rigertës dhe farsa e mallëngjimit kolektiv. Një ditë, një zonjë e shkolluar në perëndim, që bashkë me familjen i qe përkushtuar fermës me dhi, ‘zbulon’ para foltores së parlamentit katër elementet e famshme të jetës.

Nuk është fjala për teorinë e katër elementeve bazë të gjuhës (sal, ber, yon, rosh), me të cilët Nicholas Yakovlevich Marr-i, u rrek të shpjegonte Kullën e Babelit të gjuhëve të botës, por një e vërtetë me katër fjalë bazë të jetës së fshatit: rrugë, ujë, arsim, shëndetësi. Asokohe hipoteza e Marr-it ngjalli kërshëri në qarqet elitare të kohës.

Por kjo e vërtetë e Rigertës përse ngjalli interes në përmallim? Ia vlen të thuhet se mallëngjimi u ndje në mënyra të ndryshme në të paktën dy kategori shoqërore.

Së pari, te njerëzit e thjeshtë, u tha troç ajo gjë të cilën ata e prekin çdo ditë, e thonë çdo ditë, por nuk i dëgjon kush. Pra, u pa si triumf i plebeizmit mù në mes të Kuvendit. Ky është realiteti i përditshëm i tyre.

Së dyti, oligarkia parlamentare qeverisëse dhe sejmenët e saj u mallëngjyen, bënë edhe foto, nxitën edhe shkruesit zellmëdhenj me shkrime patetike. Po përse u mallëngjyen, lind pyetja. Ka më shumë se një përgjigje. Shumë syresh e kanë harruar fare fshatin dhe rrëfenjëza u tingëlloi si legjendë. Dikush mendoi dhe jetën e vet dikur, para se të hipte në karrige. Si të thuash u përmallua nga jeta e fëmijnisë. Shumë të tjerë, qeveritarë e besuan sërish atë përrallën e korrik-gushtit se i vetmi koalicion i tyre ishte ai me qytetarët. Ndonjë hipokrit nuk kuptoi gjë fare, por bëri si të tjerët. Si i thonë, kinse u përmallua, se as i hyn fare në punë rrëfenjëza. Ai është aty për hallin e vet. 

Duhet pyetur kryeministri si institucion e shpura e tij, përse u çuditën, u mallëngjyen e ngashëryen. E kuptojnë, para fasadave, se ku janë problemet reale? Cila ishte dëgjesa me popullin? Kush u dëgjua? Ata që bëjnë fresk dhe që përzgjidhen e mësohen si të flasin, para takimeve? Gjatë fushatës u bë gallatë me timon e tepsi, tani gjatë korrik-gushtit e katër vite të mandatit paraardhës, u dëgjua populli, zëri i kësaj zonje të nderuar, apo u shkua te populli për shakanë e radhës.

Ky mallëngjim me rrëfenjëzën e Rigertës ma forcon bindjen se te populli vajtët për t’u dëgjuar dhe jo për ta dëgjuar, gjë që e tregon fare qartë edhe programi qeverisës. Nga mallëngjimi sureal me Rigertën u shpërfaq ironia e fatit për një realitet me katër fjalë, si ato fjalë me të cilat Marr-i u rrek të shpjegonte origjinën e gjuhës. (D.D/Shuplaka)

Shezai Rrokaj
Etiketa: Rogerta LokuShezai Rrokaj
Pas

Pasi dhunoi live në emision deputetin e NISMA-s, lirohet Frashër Krasniqi

Para

Gjermania pranon për herë të parë martesat gay, kush ishte çifti i parë që përfitoi nga ligji i ri

Para
Gjermania pranon për herë të parë martesat gay, kush ishte çifti i parë që përfitoi nga ligji i ri

Gjermania pranon për herë të parë martesat gay, kush ishte çifti i parë që përfitoi nga ligji i ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.