12:34 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shezai Rrokaj: Mesazhi i Lu-së konfirmoi kauzën e LSI-së, tekstet për arsimin parauniversitar duhet të jenë falas

15:57 | 30/09/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shezai Rrokaj: Mesazhi i Lu-së konfirmoi kauzën e LSI-së, tekstet për arsimin parauniversitar duhet të jenë falas

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu gjatë fjalës me nxënës të shkollës së mesme në Rrëshen , ku Lu tha se qeveria nuk jep libra falas për nxënësit por nga ana tjetër blenë makina luksoze.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shezai Rrokaj ka thënë se mesazhi i Lu-së konfirmon kauzën e LSI-së se tekstet shkollore në arsimin parauniversitar duhet të jenë falas.

Ai thotë se qeveria shqiptyare po shkel ligjin pasi  Arsim i detyrueshem nuk do të thotë vetëm se individët e kësaj moshe duhet të ndjekin vitet e edukimit të përcaktuara në ligj por, në radhë të parë, se shteti detyrohet ta japë falas arsimimin nisur nga e drejta publike e edukimit të shoqërisë.

REAGIMI I PLOTË:

Mesazhi i Donald Lu-së për arsimin falas konfirmon kauzën e Lsi-së se tekstet shkollore ne arsimin parauniversitar duhet të jenë falas. Qeveria është në kushtet e cënimit tē ligjit tē arsimit parauniversitar, i cili në nenin 5, pika 2 sanksion se ‘Arsimi i detyrueshëm dhe ai i mesēm i lartë janë falas. Nga verifikimi zyrtar nëpërmjet kërkimit parlamentar rezulton se vende si: Franca, Gjermania, Italia, Greqia …, por edhe vendet si: Rumania, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Kosova i kanë tekstet shkollore falas. Qeveria jonë trajton me tekste falas vetëm disa kategori vulnerabël, gjithsej 16, me një buxhet rreth 300 mijë lekē. Lidhur me sa paraqita më lart, dalin disa çështje me rëndësi për konceptin e Qeverisë për edukimin: Së pari, Qeveria shkel ligjin e parlamentit shqiptar. Arsim i detyrueshem nuk do të thotë vetëm se individët e kësaj moshe duhet të ndjekin vitet e edukimit të përcaktuara në ligj por, në radhë të parë, se shteti detyrohet ta japë falas arsimimin nisur nga e drejta publike e edukimit të shoqërisë. Qeveria jonë këtë koncept e ka kuptuar si detyrim për ‘tē varfërit’. Në fakt koncepti ‘Arsim i detyruar’ nuk ka lidhje me politikat e qeverisë ndaj shtresave në nevojë, por me vlerësimin dhe detyrimin e shtetit për edukimin shoqëror publik të individëve. Së dyti, dikur ne mbaheshim si i vetmi vend që dallonte për konseguencën ndaj idealeve absurde, por edhe sot pësëri ndryshe nga të tjerët. Vendi model për mungesën e vëmendjes ndaj arsimit. Së treti, a e dini se sa kushton afersisht gjithë kjo histori, pra që shteti të marrë përsipër tekstet: jo më shumë sesa 6-7 milionë euro. Shikoni ku katandiset shteti, ku lëvizin në xhepa miliona para droge, koncesionesh e tenderash fasadash apo makina luksoze e dieta udhëtimesh, siç shprehet ambasadori Lu. Fytyra e një shteti duket te rëndësia që merr arsmimi. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për buxhetin e arsimit, i cili është fiksuar rreth 3% e PBB-së. Kjo çështje, si dhe mjaft të tjera do të jenë kali i betejës së Lsi-ë gjatë amendimit të këtij ligji. Nëse Qeveria hesht për kauza qytetare, atëherë qytetarët do të marrin vetë në dorë vendosjen e demokracisë. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Arsimidonald luShezai Rrokaj
Pas

Blendi Fevziu rrëfen ‘sekretet’ për audiencë: Rritet me 8% nëse ke në panel një femër

Para

Panuçi e ftoi në Kombëtare, Cikalleshi jep sinjale pozitive, shënon në ndeshjen e parë si titullar me Osmanlispor (VIDEO)

Para
Panuçi e ftoi në Kombëtare, Cikalleshi jep sinjale pozitive, shënon në ndeshjen e parë si titullar me Osmanlispor (VIDEO)

Panuçi e ftoi në Kombëtare, Cikalleshi jep sinjale pozitive, shënon në ndeshjen e parë si titullar me Osmanlispor (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet për pengim të drejtësisë, mbahet seanca për Ahmed Kalanë

“E qëllova 6 herë me pistoletë”, Artan Tafani rrëfen krimet: Pasi ekzekutimit të Albi Bashaliut lëvizëm me makinën e viktimës

Qeveria e Kosovës pranon kërkesën e SHBA për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta

Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

Berisha reagon ndaj zgjatjes së hetimeve për Ilir Metën: Akt politik dhe kriminal – Rama dhe Troplini do të përgjigjen

“20 mijë euro për një vrasje-dëshmia që implikon emra të njohur të krimit”

“Me 30 mijë euro shpëtohen të gjitha bagëtitë”/ Vaksina kundër murtajës së bagëtive, janë shfaqur tre vatra të sëmundjes

“Morëm 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut”, i penduari i drejtësisë Tafani vijon rrëfimin përpara togave të zeza

Shkodër/Nëna kallëzon në polici: Vajza 17 vjeçe ka ikur nga banesa

Tentoi të vjedhë në një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.