I ftaur në ‘Fax News’ deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj ka deklaruar se ministrja Kumbaro duhet të vinte sot në Komisionin e Edukimit pasi nëse do kishte ardhur përplasja mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës nuk do të kishet ndodhur.
Ai tha se prblematikat për të cilat ishte thirrur ministrja nevojitej qëndrim politik dhe jo teknik.
“Të themi të vërtetën është një rast i rrallë që të largohet pjesa e maxhorancës nga komisioni. Nuk ishte një gjest i mirë nga ana e tyre. Nëse ministrja e Kulturës do të kishte ardhur nuk do të kishte përplasje. Problemi kryesor ishte mos ardhja e ministes së Kulturës dhe dërgimi I disa teknikëve. Kërkesa e opozitës kishte të bënte me probleme që kërkonin diskutim politik dhe jo teknik.
Problematika për të cilën e kishim thirrur kishte të bënte me disa monumente kulturore si dy ura në jug, kasha afër Sarëndë, kalaja e Gjirokasrtës por edhe problematika e artistëve për teatrin kombëtar. Ishte një problamtikë që kërkonet qëndrim politik. Seanca dëgjimore dështoi dhe ne kemi ripëersëritur kërkesën që ministrja të vijë në komision sepse detyra e komisioneve është ta monitorojmë qeverisjen”, tha Rrokaj.
Ai tha gjithashtu se të gjitha qeveritë e kanë lënë pas dore kulturën dhe se kjo është një problem i madh pasi kur vjen puna për të treguar identitetin kemi shumë pak për të treguar.
“Ministria e Kulturës do të kishte dashur një buxhet më të mirë, të gjitha qeverirtë e kanë lënë kulturën në fund. Një popull që harron kulturën kalon në mungesë kujtese , munumentet kanë kujtesën, nëse prishen ato cfarë I mbetet ktij vendi nga historia? Kur vjen puna për të treguar identitetin neve na ngelet shume pak për të treguar”, tha ai.
Në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar Rrokaj u shpreh se duhet të ketë dialog, ndërsa është kundër që godina të lëvizet por duhet të rikonstruktohet pasi është një pasuri e madhe kulturore.
Depueteti i LSI-së foli gjithashtu edhe për ligjin për arsimin e lartë dhe situatën në Univesrsitetin e Tiranës.
Ai tha se ligji ka shkaktuar paqartësi dhe bllokadë sespe nuk janë realizuar aktet nënligjore. Shezai Rrokaj ka thënë gjithshtu se në Universitetin e Tiranës të gjithë i kanë tejkaluar kopetencat e tyre, duke shtuar se interesi personal ka prevaluar mbi atë të institucionit çfarë ka sjellë një gjendje kaotike.
Shezai tha se sot më shumë se kurrë qeveris duhet të bëjë faktik fondin që parlamenti ka dedikuar për universitetet, të bëhet udhëzimi dhe të vijnë fondet e pakushtëzuarë në univesitet.
Ai kritikoi edhe mbledhjen e që kryeministri zhvilloi me senatin.
“Ligji për arsimin e lartë hapi një debat shumë të madh, por grupet e intersit këtu thirren më shumë për të dëgjuar se për tu marrë mendimin. Universiteti i Tiranës ka dhëemnë një kontribut të rëndësishëm për të pasur një ligj të mirë, por ligji u sponsorizua nga klane të ndryshme.
Gati 38 nene kërkonin akte nënligjore, kanë mbetur aty, prej tre vitesh duhet të ishin realizuar. Ka nene shumqë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkencën që nuk janë zbërthyer. Është shumë e thjeshë që të thuash se do të bëjmë një universitet si Anglia por nuk janë kushtet, ka dhe shumë paqartësi të tjera ky ligj, janë nene që duhen zbërthyer se janë ata që bllokojnë në thelb jetën univesitare.
Sot më shumë se kurrë duhet që qeveria të bëjë faktik fondin që parlamenti ka dedikuar për universitetet, të bëhet udhëzimi dhe të vijnë fondet e pakushtëzuarë në univesitet, të realizohen aktet nënligjore dhe së fundi vetëm univesitet personalizimi I institucionit nuk është një zgjidhje e drejtë në mirëfunksionimin egot secili të bëjë punën për të cilin është zgjedhur dhe kontrolli që nga ministria te rektori e tek dekani të rregullohet.
Profesorët duhet ta kenë mendjen tek vizioni. Kryemibnistri s’mund të thërrasë senatin në kryeministri dhe të flaësë për koka të prera”, tha ai duke shtau se shteti duhet ti trajtojë iniversitetet si partner.
Për Konin, i ka tejkaliar kompetencat?
“Ajo çfarë ka ndodhur në UT është tejkalim kommpetencash nga të gjithë. Një institucioni akademik nuk is hkon kjo, Instioticioni prevalon mbi personin, kur institucioni përdoret nga personi kjo është problematike. Duhet ti lënë palët sherrnajat për të vazhduar më tej. Ka mosmarrëveshje gjithmonë kut ti përpiqesh që të bësh punën e tjetri.
Kur dekanët merren me rektorët, kur rektori merret me ministrin, gjithmonë instanca më e lartë kontrollon atë më poshtë. Kur ke një problem duhet ti drejtohesh gjyqësorri. Kur përzihen kompetencat senat, bord, rektor, administrator ndodh kjo.
Aty ka një tejkalim të kompetencave nga të gjithë. Të zbatojë secili atë që I takon dhe të ushtrohet kontrolli vërtikal, kjo mund ti sqarojë gjërat e kundërta jo.
Nëse do ta shikojnë kështu ata do të tërhiqen nga inatet e tyre dhe do ti kushtohen më shumë univesitetit që nuk e meriton atë vlerësim që iu bë, duke e nxjerrë të fundit. Dhe unë nuk mund ta pranoj kurrë se ai është im fundit. Vetë tregu ia ka dhënë vlerësimin UT-së është më presitigjozi në vend dhe është pasuri kombëtare”, tha Shezai Rrokaj.
Ai u shpreh edhe për vlerësimin e Univesrsitetit të Tiranës dhe tha se periudha që është akredituar ka qenë një rector tjetër dhe nuk janë marrë përbazë kritere që kishin të bënin me kërkimin shkencor, ndërsa sqaroi se shprehja ‘bishti I kavallit’ nuk lidhet me kalin por sipas gjuhës shqipe me vrimën e fundit të fyellit.
“Dikush e lidhi ‘bishtin e kavallit’ por koncepti i bishti të kavallit, dikush e lidhi me kalin, por gjuha shqipe e do që bishti I kabvallit ka të bëjë me vrimën e fyellit ose vrimën e kavallit që është një fyell më I madh”, tha Rrokaj.
“Periudha që është akredituar nuk i takon këtij rektori, jam i sigurtë që nuk janë parë ato parametra më të rëndësishmet por janë parë çështje të tjera. Për shembull në universitet privat rektori i mblidhte të gjithë studëntët për të folur mirë për univesitetin. Tek ne nuk ndodh kjo”, tha ai. (B.H/FaxWeb)