00:16 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Shfaqin kërcënim për rrugët detare”, SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

10:12 | 30/04/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shfaqin kërcënim për rrugët detare”, SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

Ushtria britanike së bashku me Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët britanikë mëngjesin e 30 prillit.

Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.

Operacioni i quajtur “Rough Rider”, ka shënjestruar rebelët teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit që po përparon me shpejtësi.

 

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka sulmuar “një grup ndërtesash, që përdoren nga rebelët Huthi për të prodhuar dronë të llojit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, dhe vendndodhja e sulmit ishte rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit, Sana”.

 

Sipas Ministrisë, në sulme morën pjesë avionët e llojit Typhoon FGR4, të cilët lëshuan bomba të llojit Paveway IV.

“Sulmet u kryen pasi ra nata, kur mundësia që civilët të ndodheshin në atë zonë ishte më e ulët”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet britanike nuk dhanë informacione lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmet, as nëse besojnë se kanë vrarë ndonjë. Ndërkaq, Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane ende nuk ka konfirmuar se ky sulm është kryer.

“Ky veprim u ndërmor në përgjigje të një kërcënimi të vazhdueshëm që rebelët Huthi paraqesin ndaj lirisë së lundrimit”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Një rënie prej 55 për qind e qarkullimit të anijeve përmes Detit të Kuq veçse ka shkaktuar humbje në miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë raportuar për disa sulme ajrore në Sana, kryeqytetin jemenas që grupi e ka nën kontroll që nga viti 2014. Sulme të tjera janë raportuar përreth Sanas.

Britanikët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore, së bashku me SHBA-në, që kur administrata e ish-presidentit Joe Biden, nisi fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas në janar të vitit 2024. Megjithatë, këto janë sulmet e para ajrore që Britania është përfshirë që kur Trump ka marrë detyrën e presidentit.

Sulmet e përbashkëta ajrore të Britanisë dhe SHBA-së u kryen pasi në fillim të javës, një sulm i pretenduar amerikan goditi një burg ku mbaheshin migrantët afrikanë, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur 47 të tjerë. Ushtria amerikane ka thënë se po e heton këtë sulm.

Më 18 prill, një sulm amerikan në portin Ras Isa – ku mbahen karburante – vrau të paktën 74 persona dhe plagosi 171 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që kur SHBA-ja ka nisur fushatën ajrore ndaj rebelëve Huthi.

SHBA-ja po kryen sulme ajrore në Jemen nga dy aeroplanmbajtëset që ka në rajon – USS Harry S. Truman në Detin e Kuq dhe USS Carl Vinson në Detin Arabik – duke shënjestruar rebelët Huthi për shkak të sulmeve që grupi kryen ndaj anijeve në Detin e Kuq, që është rrugë kyç për tregtinë globale, si dhe për shkak të sulmeve ndaj Izraelit.

Rebelët Huthi janë grupi i fundit militant brenda të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – një rrjet i krijuar nga Irani, ku bënin pjesë bashkëpunëtorët e armatosur rajonalë të Teheranit. Rebelët jemenas kanë nisur sulmet e tyre për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe për shkak të vendimit të Izraelit për të bllokuar dërgesat e ndihmës për palestinezët./ REL

Pas

“I dërguari i Trump u përpoq të bindte Rusinë për armëpushimin”, Bloomberg zbardh takimin në Kremlin: Putin këmbënguli për…

Para

Eliminimi i Renato Hoxhajt, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vrasësit!

Para
Eliminimi i Renato Hoxhajt, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vrasësit!

Eliminimi i Renato Hoxhajt, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vrasësit!

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.