Rritja e temperaturave dhe shfaqja e vatrave të para të zjarreve ka bërë që Shërbimi Zjarrfikës në Kukës,të përgatisë një plan të veçantë masash për eliminimin në një kohë më të shpejtë të zjarreve.
Stina e verës paraqitet problematike sa i përket zjarrvënies së qëllimshme që bëhet për hapje të kullotave të reja, por edhe nga pakujdesia e personave të ndryshëm.Ndaj në të tilla kushte, Drejtori I Shërbimit Zjarrfikës Bajram Nenada kërkon bashkëpunimin e qytetëtarëve.
Nenada ndër të tjera shprehet se brenda këtij viti Shërbimi Zjarrëfikës do të paijset me dy mjete të reja zjarrëfikëse. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rastet e shfaqëjeve të vatrave të zjarreve në dy muajt e fundit është më I ulët .
Discussion about this post