Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë që po zgjat prej dy orësh me gazetarët, dha sqarime se pse qeveria ka vendosur që vendi të mbyllet duke filluar nga ora 22 e mbrëmjes. Sipas tij arsyeja kryesore e kësaj mbylljeje janë klubet e natës, që janë një vatër shumë e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, pasi sipas kreut të qeverisë njerëzit qendrojnë “sup më sup dhe p.. me p…”
“Ne do të bëjmë çmos që të mos mbyllemi, të mos kthehemi pas në masat e rënda, bëjmë mirë që të gjithë të respektojmë rregullat, dhe secili të mendojë se ka diçka në dorë për të bërë. Mbyllja e madhe do të ishte shumë e rëndë për ne, kemi dhe ekonominë që duhet ta nxisim dhe nuk i kemi lënë gjë mangët.
Është ai orar i orës 10 të mbrëmjes, pasi duhen mbyllur klubet e natës, pasi është njësoj si të bësh party me Covidin, hajde mblidhemi te PPP-ja, fillon te qendrimi sup më sup dhe p më p…, futet dhe Covidi brenda në kokteilin përkatës, dhe kur afrohen buzët për të bërë gëzuar, e iu puth e juve, e ju e çoni te gjyshërit pastaj”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
(E.K/Faxweb.al)