Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 60-vjeçare pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni” duke vënë në dispozicion lokalin e saj në Vaqarr.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, me akuzen e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Ndërkohë që procedohet në gjëndje të lirë një 46 vjeçare dhe një 40 vjeçar për prostitucion.
“Arrestimi i 60-vjecares u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç”-njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)