Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tonë.
Ai thotë se veprimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Por sipas tij Kosova nuk mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve.
POSTIMI I PLOTË:
Rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tanë. Është veçse një avanturë e rrezikshme politike, me fund të paparashikueshëm për Republikën.
Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata – prodhojnë veçse izolim për vendin tonë.
Por izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve tanë. Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve.
Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së.
(B.H/Faxweb)