Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.
Më herët gjatë deklaratës për mediat ministrja Nikolla pranoi kërkesën e studentëve për rishikimin e VKM-së, pika katër e së cilës detyronte studentët që jepnin provimet në vjeshtë të paguanin para shtesë.
Por studentët janë shprehur të vendosur për të protestuar deri sa të plotësohen të 4 kërkesat e parashtruara prej tyre.
Çfarë kërkonin studentët:
1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
- Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.
3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.
- Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.