Ditën e djeshme rikthimi në Kuvend i ish-ministrit Saimir Tahiri shkaktoi një konflikt të ri mesa opozitës dhe mazhorancës.
Padyshim moment më pikant i seancës ishte përplasja e tij me Sali Berishën. Momenti kur ish-kryeministri me një video ‘’live” në Facebook e intimidoi Tahirin u bë viral në rrjet ndërsa nuk kanë munguar as montazhet.
Mnjë nga statuset me të veçantë e ka bërë dhe Ylli Dylgjeri, i cili shkruan se ish-ministri është pak me barrë, duke iu referuar akuzave për drogën.
Dylgjeri shkruan: Shif pak te zogu Saje…
Erdhe më fund. Nuk të solli qefi.Të solli mandati. Sigurisht që do ta shpëtoje atë.
Por… erdhe në ditë të vështirë. Edhe Ti e kupton Saime. Je i akuzuar. Je pak me barrë? Je ish i Pari i Rendit. Premtove 300 ditë…e s’të dolën as edhe 300 netë! Nuk të kanë bërë ende eço-n Saje. Policisë që le Ti po i bëjnë sot Vetting. TY të bënë dje një foto. Edhe ti ke bërë foto, inçizime, përgjime, sajime, sajesa, etj. Kujtoju.
Shif pak te zogu Saje…
Uroj të dalësh mirë.
(E.K/FAXWEB.AL)