Kryeministri Rama ka prezantuar sot platformën e re të bashkëqeverisjes me qytetarin e cila sipas tij do t’ua lehtësojë qytetarëve marrëdhënien me shtetin dhe do të luftojë dhe korrupsionin.
Mirëpo gjatë fjalës së tij dhe shpjegimit të tij të rëndësishëm mbi mënyrën se si funksiononte platforma e re, mesa duket jo gjithë të pranishmit në sallë kanë qenë sy e veshë të përqëndruar tek ai.
Në një video të publikur nga Julian Deda shihet se ndërsa Rama flet për marrëdhënien e re me qytetarin, Blerina Gjylameti dhe Milva Ikonomi flisnin me njëra –tjetrën pa e varë shumë mendjen se ç’thoshte Rama.
Deda duke i’u referuar gjestit të Gjylametit e cila Ii vë gishtin kokës, një gjestikulacion që në kulturën shqiptare ëshët fyes për dikë që i drejtohet, thotë me ironi “ishalla nuk I ka pa Fuga”.
POSTIMI I DEDËS:
“Shif shif, Blerina me Milven jo vetem qe nuk e kane mendjen ç’thote shefi, por bejne edhe gjeste ne adrese te tij, qe ishalla nuk i ka pa Fuga. Ç’beni keshtu mi goca..?! (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/jdeda/videos/10210579062655691/