19:44 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shifër e frikshme, brenda 10 muajve mbyllen 10,578 biznese.Tatimet i kalojnë në status pasiv

08:57 | 07/11/2017
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shifër e frikshme, brenda 10 muajve mbyllen 10,578 biznese.Tatimet i kalojnë në status pasiv

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën e subjekteve pasive deri në 25 tetor të këtij viti. Numri i përgjithshëm i bizneseve në ktë listën arrin në rreth 103 mijë. Vetëm nga 1 janari deri 24 tetor 2017 kësaj liste i janë shtuar 10,578 biznese të reja.

Në krahasim me një vit më parë, është ulur dukshëm numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv. Në 2016-n, sipas listës së publikuar nga tatimet, rezulton të kenë kaluar në status pasiv rreth 22 mijë subjekte.

Të paktën 25 për qind e bizneseve të mbyllura gjatë këtij viti i përket muajve shtator-tetor, kohë kur qeveria e re deklaroi nismën e saj për Antiinformalitet 3. Nga të dhënat e listës konstatohet se muajt e fundit ka pasur një numër të lartë biznesesh ambulante që kanë kaluar si pasiv.

Tatimet nënvizojnë se publikimi i kësaj liste bëhet për të evituar që subjektet që janë aktivë të kryejnë transaksione me subjekte që janë pasivë.

Kush transferohet tek regjistri i pasivëve

Janë tre arsyet që mund të bëjnë që një subjekt të kalojë nga aktiv në listën e pasivëve. Sipas Tatimeve kjo ndodh në rastin kur subjekti nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm, apo nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm si dhe në rast se deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar. Pra në rast se njëri nga këto kushte plotësohet atëherë subjekti kalon në pasiv.

Borxhi tatimor i bizneseve pasive

Një nga problematikat që shfaqet për administratën tatimore është borxhi i lartë tatimor që mbarin bizneset pasive. Nëse në total në janë 146 mijë biznese me detyrime të papaguara pranë Tatimeve, më shumë se gjysma e tyre, 76 mijë janë biznese pasive./monitor

 

Etiketa: 10578 biznesebiznesetmbyllje
Pas

LISTA ZYRTARE, Bushi publikon emrat e lojtarëve të për sfidën ndaj Irlandës së Veriut

Para

Elvana Gjata në koncertin e së motrës, shall me qime dhelpre plot 1890 dollarë

Para
Elvana Gjata në koncertin e së motrës, shall me qime dhelpre plot 1890 dollarë

Elvana Gjata në koncertin e së motrës, shall me qime dhelpre plot 1890 dollarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.