Në një kohë kur kryeministri Boris Johnson pritet që për pak ditë të bëjë publik lajmin se vendi do të hapet tërësisht nga çdo lloj kufizimi nga Covid-19, në Britani raportohet se sot është shënuar numri më i lartë ditor i rasteve të reja që nga 29 Janari dhe numrin më të madh të vdekjeve brenda 28 ditëve.
Varianti Delta i Covid-19, i cili përhapet me shpejtësi duket se po ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve. Shifrat e së martës treguan se kishte 28,773 raste të reja, nga 27,334 që ishin të hënën dhe 37 humbje jete, shkruan The Guardian.
Deri në fund të së hënës, 86.2% e të rriturve britanikë kishin marrë një dozë vaksine kundër Covid-19, ndërkohë që 64.3% kishin marrë dy doza.