Dhuna në familje me bazë gjinore nuk njeh hapa pas në Elbasan. Rastet të referuara dhe zyrtarisht kanë njohur rritje ku vetëm gjatë katër mujorit të parë të vitit janë regjistruar 45 raste të dhunës në familje. Dy gra gjatë muajit maj tentuan ti jepnin fund jetës në Elbasan”.
Më 4 maj 52 vjecarja Fatbardha Likrama nga Elbasani i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i banesës , ndersa pak ditë më pas një tjeter grua nga lagjia 5 maji përfundoi në spital pasi konsumoi medikamente mjekësore në masë.
Në të dyja rastet shkaqet janë të njëjta dhuna e bashkëshortëve dhe familjarëve të tyre. Kreu i dhomës se avokatisë Demir Çiftja konfirmon rritjen e rasteve të dhunës në familje ku përgjegjës ne shumicën e rasteve bën faktorët ekonomik dhe problematikat që shoqërojnë urdhërat e mbrojtjes të cilët nuk mund të zbatohen persa kohë ciftet në konflikt jetojnë nën të njëjtën cati.
Avokati Ciftja nuk mendon se ashpërsimi i legjislacionit për dhunuesit do te ulte rastet e dhunës. Ai kërkon angaxhimin më intensiv të qendrave sociale dhe policisë.
“E kemi vënë re në punën tonë të përditshme që këto lloj veprash po rriten nga viti në vit.Gjenetika e tyre vjen nga problemet ekonomike e deri te dhuna fizike e psikologjike, kryesisht grave.
Ne si specialistë mendojmë se urdhërat e mbrojtjes janë akoma të vakët, sepse që në nisje të konfliktit duhen veccuar. Nuk ka efekt më një urdhër mbrojtje, sepse cciftet lihen përditë me njëri tjetrin duke u konfliktuar”-tha avokati.
Nëse do ti referohemi shifrave zyrtare mësohet se në policinë e Elbasanit gjatë vitit 2021 janë regjistruar 112 raste te dhunes në familje me 118 persona të dëmtuar ku dy prej grave humbën jetën nga bashkëshortët .
Discussion about this post