Canelo Alvarez ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e sportit, duke rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare, për 11-ndeshje me vlerë të paktën 365 milion $, me kompaninë transmetuese DAZN, shkruan ‘The Guardian’. Këtë e ka bërë të ditur promovuesi i tij I sportit Oscar De La Hoya.
“Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur,” ka thënë ai.
Ky veprim vjen pasi DAZN, duket të shfrytëzojë një hendek në treg pasi HBO njoftoi se do të përfundojë historinë e saj 45-vjeçare të boksit të transmetimit në fund të vitit 2018.
Fama e Alvarez gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit ti Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.Ndeshja e parë e Canelos nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding në Madison Square Garden të Neë Yorkut.
Luftëtar meksikan mund gjithashtu të fitojë para në fund të marrëveshjes nëse ai ndihmon në sjelljen e një numri të caktuar të abonimeve gjatë kontratës së tij. (B.H/Faxweb)