Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara, vetëm gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve në Itali është rritur për 3626.
Mbrojtja Civile raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 345 persona, duke çuar numrin e viktimave në 2,503.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID19 ka shkuar në 31,506, ndërsa 2503 prej tyre kanë vdekur.
Pacientë të shëruar janë 2941, ndërsa prej të infektuarve, 2060 janë në terapi intensive.
Komisari i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli tha se totalisht numri i të prekurve është në 31,506 vetë, një rritje prej 3,526 më shumë se një ditë më parë. Zona më e prekur nga virusi është Lombardia ku aktualisht ka 16,620 infeksione, 1,640 vdekje, 220 më shumë se një ditë më parë.
Italia është vendi më i goditur në Europë nga kooronavirusi me një rritje dramatike të rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve, por sërish autoritetet besojnë se nuk ka arritur akoma kulmi i goditjes nga virusi, me një parashikim se do të jetë në një apo dy javë, ku vendi do të shohë situatën më të keqe të shkaktuar nga Covid-19.
Me të gjitha masat të mara nga qeveria italiane për të ruajtur distancën sociale dhe që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, janë gjetur 8 mijë raste shkeljesh gjatë ditës së martë.