15:16 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shifra tronditëse, 30% e të rinjve në vendin tonë nuk shkojnë as në shkollë dhe as në punë

09:55 | 09/05/2017
në Ekonomi, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shifra tronditëse, 30% e të rinjve në vendin tonë nuk shkojnë as në shkollë dhe as në punë

Në punë apo në shkollë? Ka të rinj që nuk bëjnë asnjërën nga të dyja. Kështu thonë të paktën shifrat nga INSTAT. Duhet thënë se papunësia ndër të rinjtë është një nga faktorët socialë më shqetësues në vendin tonë.

Në vitin 2016, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 30,0% të të rinjve gjithsej, raportoi INSTAT në një studim të plotë që i bëri zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2016, shkruan Monitor.

Në këtë grup, 39,2% e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (13,1 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (20,0%), ose për arsye të tjera (27,7%).

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar, as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te femrat kjo përqindje është 28,4%).

Sipas të dhënave të INSTAT, forca e punës në grupmoshën 15-29 vjeç përbëhet nga 651 mijë persona. Nga të cilët, mbi 31 mijë persona janë vetëm me arsim fillor, 259 mijë me arsim 8-9-vjeçar, 237.2 mijë me arsim të mesëm dhe 124 mijë me arsim të lartë.

Shkalla e papunësie në këtë grupmoshë ra në 28,9% nga 33,2% që ishte me 2015. Rënia vjen për shkak të reduktimit të forcës së punës për këtë grupmoshë me rreth 40 mijë persona në krahasim me vitin 2015.

Shifrat tregojnë se në grupmoshën 15-29 vjeç, rreth 26 mijë persona janë të dekurajuar, për t’u integruar në tregun e punës.

Shkalla e punësimit në këtë grupmoshë është 32%. Qarqet me punësimin më të lartë të rinjve në vitin 2016 ishin Berati, Elbasani dhe Gjirokastra. Ndërsa qytetet e Lezhës, Kukësit ofruan mundësitë më të paktë për të punësuar të rinjtë e moshës 15-30 vjeç. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: ekonomipapunesiate rinjte
Pas

Keni dhimbje kockash, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë

Para

Trendi më i ri i pranverës, pantallona me bel të lartë

Para
Trendi më i ri i pranverës, pantallona me bel të lartë

Trendi më i ri i pranverës, pantallona me bel të lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.