00:52 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shifrat alarmante, 1 në 2 shqiptarë duan që të largohen nga vendi

09:07 | 10/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria bën rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve, gazetari zbulon dokumentin

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit. Të anketuarve nga i gjithë Ballkani u është bërë pyetja: A do të merrnit në konsideratë që të largoheshit dhe punonit jashtë vendit?. 43% e shqiptarëve janë përgjigjur po, 52% kanë thene jo dhe pjesa tjetër kanë refuzuar të përgjigjen. Dhe pjesa më e madhe e atyre që duan të ikin janë të kualifikuar.

Në fakt, banorët e shteteve të Ballkanit janë të prirur të marrin në konsideratë të largohen nga vendi i tyre. Të parët janë shtetasit e Kosovës, me 48% që janë përgjigjur se do të merrnin në konsideratë që të largoheshin apo punonin jashtë vendit. Më pas, vjen Bosnjë Hercegovina, me një përqindje të përafërt me Shqipërinë (44%). Më pak të prirur të largohen janë maqedonasit dhe serbët, përkatësisht me 39% dhe 32% të të anketuarve.

Migrimi i jashtëm mbetet një propozim shumë atraktiv, sidomos për segmentet e popullsisë së rajonit, që kanë më shumë mundësi të lëvizin, thekson Barometri. “Një numër i madh i të anketuarve raportojnë një prirje për të lëvizur jashtë ekonomisë së tyre dhe jashtë rajonit – kjo është ndoshta më shumë një tregues i pakënaqësisë sesa një deklaratë e qëllimit për të ikur, por ka shqetësime gjithnjë e më të mëdha për rrjedhjen e trurit”.

“Tregjet e huaja të punës vazhdojnë të konkurrojnë fuqishëm me ato vendase, veçanërisht në disa ekonomi, si Kosova dhe Shqipëria, si dhe për individët më të rinj dhe më të kualifikuar. Punëtorët me më pak aftësi kanë më shumë gjasa të kenë një nxitje më të fortë për të lëvizur, duke pasur parasysh mundësitë e tyre të punësimit të kufizuar në shtëpi, por ata nuk kanë gjasa të sigurojnë punësim jashtë vendit, të paktën jo pa fituar aftësi të reja. Kjo reflektohet në numrin relativisht të ulët të punëtorëve të pakualifikuar që thonë se marrin në konsideratë lëvizjen jashtë vendit”, përfundon raporti./monitor

 

Pas

”Ku ishte ti Pandeli që e solle Ramën në këtë pikë?”, Lubonja ‘kryqëzon’ ministrin

Para

Rinis operacioni për nxjerrjen e 4 futbollistëve dhe trajnerit të tyre: Do të festojmë së bashku…

Para
Rinis operacioni për nxjerrjen e 4 futbollistëve dhe trajnerit të tyre: Do të festojmë së bashku…

Rinis operacioni për nxjerrjen e 4 futbollistëve dhe trajnerit të tyre: Do të festojmë së bashku…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.