Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, për nisjen e një projekti i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri.
Nga njoftimi mësohet se partnerët e këtij projekti janë takuar në Tiranë dhe Shkodër për hapin e parë të planit të tyre për të trajnuar përfaqësues nga sektorët e arsimit, shëndetit dhe zbatimit të ligjit, dhe për të ngritur koalicione të komunitetit për parandalimin e drogës.
Statusi i plotë:
“Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën Amerikane në Tiranë nisi një projekt me Koalicionin Amerikan të Komunitetit Kundër Drogës (CADCA) i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri. Partnerët e projektit u takuan në Tiranë dhe Shkodër për hapin e parë të planit të tyre për të trajnuar përfaqësues nga sektorët e arsimit, shëndetit dhe zbatimit të ligjit, dhe për të ngritur koalicione të komunitetit për parandalimin e drogës. Këto koalicione do të punojnë për të krijuar komunitete të sigurta, të shëndetshme dhe pa drogë.”
Kujtojmë se Shqipëria gjithmonë është renditur në një nga vendet me përdorimin më të lartë të lëndëve naktoike në botë.
(E.V/Faxweb.al)