15:34 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shifrat e frikshme/ Që nga 1990 sa shqiptarë janë ekzekutuar çdo vit

08:18 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shifrat e frikshme/ Që nga 1990 sa shqiptarë janë ekzekutuar çdo vit

Shifra të frikshme ato të numrit të personave që humbasin jetën të vrarë dhe ekzekutuar çdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990.

Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit.

Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje.

Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.

Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.

Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind.

Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.

Gazetari Roland Qafoku publikoi shifrat e vrasjeve vit pas viti që nga viti 1990 deri në 2017.

VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI

VITI 1990/ 129 të vrarë

VITI 1991/ 205 të vrarë

VITI 1992/ 251 të vrarë

VITI 1993/ 268 të vrarë

VITI 1994/265 të vrarë

VITI 1995/ 210 të vrarë

VITI 1996/ 248 të vrarë

VITI 1997/ 1542 të vrarë

VITI 1998/ 573 të vrarë

VITI 1999/ 496 të vrarë

VITI 2000/ 275 të vrarë

VITI 2001/ 208 të vrarë

VITI 2002/ 179 të vrarë

VITI 2003/ 144 të vrarë

VITI 2004/ 119 të vrarë

VITI 2005/ 131 të vrarë

VITI 2006/ 87 të vrarë

VITI 2007/ 103 të vrarë

VITI 2008/ 88 të vrarë

VITI 2009/ 82 të vrarë

VITI 2010/ 118 të vrarë

VITI 2011/ 124 të vrarë

VITI 2012/ 126 të vrarë

VITI 2013/ 107 të vrarë

VITI 2014/ 98 të vrarë

VITI 2015/ 54 të vrarë

VITI 2016/ 71 të vrarë

VITI 2017/ 47 të vrarë

(J.V/Faxweb)

Etiketa: 1990ekzekutimshifrat e frikshmeshqiptare
Pas

Nuk mbaroi me Nëntorin, Miriami dhe Albani tjetër dhuratë për Vitin e Ri

Para

Dhënia me koncesion e shkollave nga Erion Veliaj, pse ekspertët janë kundër

Para
Le të plasë leku! Veliaj ofron 120 milionë lekë për një website, kush do t’i fitojë?!

Dhënia me koncesion e shkollave nga Erion Veliaj, pse ekspertët janë kundër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

Turqi/ Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.