Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka thënë këtë të premte, se norma e papunësisë në Eurozonë për muajin korrik ka qenë 8.2%.
Sipas agjencisë së satistikave, këto janë shifra më të ulta që prej nëntorit nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.
Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.
Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.
Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.
(E.V/Faxweb.al)