17:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

SHIFRAT/ Obeziteti në rritje të vazhdueshme, Këto produkte po na marrin në qafë

08:09 | 13/08/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHIFRAT/ Obeziteti në rritje të vazhdueshme, Këto produkte po na marrin në qafë

Pavarësisht tendencës për një stil ushqimi më tëshëndetshëmpërgjatë viteve të fundit, konsumi i sheqerit në vend shënoi një rritje të ndjeshme në vitin 2017. Sipas të dhënave nga doganat (comtrade) importi i sheqerit dhe konfeksioneve të sheqerit në 2017-n arriti në 46 milionë dollarë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e mëparshëm (teksa nuk ka prodhim sheqeri në vend, i gjithë konsumi sigurohet nga importi) . Ky është niveli më i lartë i importit të këtij produkti që nga 2012-a. Pas këtij viti ishte konstatuar një ulje e konsumit të sheqernave, në linjë me kujdesin e shtuar për ushqimin dhe trupin që u forcua tek shqiptarët. Por, 2017-a ka sjellë sërish një ndryshim të kësaj tendence, teksa linjat e dyqaneve e lokaleve që tregtojnë ëmbëlsira janë zgjeruar dhe janë bërë trend për konsumatorët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se  dy shtete kryesoret nga importohet sheqeri janë Brazili dhe Ukraina, me përkatësisht 24% dhe 22% të totalit.

Obeziteti në rritje të vazhdueshme

Shqiptarët kanë qenë shumë më elegantë 10 vjet më parë. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që  prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Prevalencë më e lartë për diabet

Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.

Monitor

 

Etiketa: obezitetproduktetsheqer
Pas

Del nga rruga mjeti në Elbasan, 26-vjeçari në gjendje të rëndë

Para

A po përgatit politikani shqiptar protesta si në Rumani, zbulohen lëvizjet e fundit

Para
A po përgatit politikani shqiptar protesta si në Rumani, zbulohen lëvizjet e fundit

A po përgatit politikani shqiptar protesta si në Rumani, zbulohen lëvizjet e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.