06:00 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shifrat problematike, shqiptarët shpenzojnë për shëndetin njësoj sa për duhanin dhe alkoolin

09:14 | 12/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shifrat problematike, shqiptarët shpenzojnë për shëndetin njësoj sa për duhanin dhe alkoolin

Shqiptarët shpenzojnë njëlloj si për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, vizita te mjeku apo medikamente, po aq edhe për të konsumuar duhan apo alkool, ndër shkaqet kryesore të disa sëmundjeve.

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, të publikuar nga INSTAT, rezulton se shpenzimet për shëndetin janë 3.4% të shpenzimeve familjare dhe 3.4% për pije alkoolike dhe duhan.

“Është e dhimbshme kur mëson se janë të njëjtat shpenzime, pasi do të thotë që popullata nuk po edukohet siç duhet për shëndetin”, tha Mira Rakacolli, zv.ministrja e shëndetësisë.

Në 3.4% shpenzime për shëndetin, sipas anketës së INSTAT, 75% të tyre shkojnë për medikamente. Por zv.ministrja e shëndetësisë thekson për ‘’TCH” se shpenzimet e shëndetësisë kanë pësuar një tjetër ulje.

“Ka një tendencë në ulje, pasi dy vjet më parë shqiptarët harxhonin 4.9% të shpenzimeve familjare për shëndetin dhe pjesa 75%, nuk janë vetëm medikamente, pasi futen dhe suplemente të ndryshme që jepen pa recetë”, tha Rakacolli.

Sipas Rakacollit, shpenzimet për shëndetin janë ulur poshtë 3.4% gjatë vitit 2017, pasi nisën të ofrohen shërbime shëndetësore falas dhe barna të rimbursuara edhe për personat që nuk paguajnë sigurime shëndetësore. Dhe nëse pacientët ndjekin sistemin e referimit, medikamentet që përshkruhen në recetë nga mjeku, i marrin falas.

 

Etiketa: shpenzimeshqiptaret
Pas

Atletet me baltë të fëmijës i bëjnë Ramës xhaketën pis, e ëma tenton deri në fund t’ia shkul nga këmba (VIDEO)

Para

Drini Zeqo ”zbulon” arsyen pse Aleksandër Frangaj do të mbyllte televizionin

Para
Drini Zeqo ”zbulon” arsyen pse Aleksandër Frangaj do të mbyllte televizionin

Drini Zeqo ''zbulon" arsyen pse Aleksandër Frangaj do të mbyllte televizionin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.