Shqiptarët dhe marokenët janë dhëndurët e preferuar për italianet. Instituti i Statistikave në Itali thekson se vajzat italiane preferojnë të martohen me shtetas marokenë dhe shqiptarë. Sipas të dhënave, nga 10 martesa në Itali ka të paktën një dhëndër të huaj.
“Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumun në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%.
Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi marokene (12,1%) ose shqiptare (9,7%). Pothuajse tre të katërtat e martesave kanë të bëjnë me çifte me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Janë 4595 femra italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj, 2.5% e numrit total të nuseve,”-thuhet në raport.