Në botë ka mbi 340 mijë raste të infektimit me COVID-19. Sipas të dhënave të epidemisë së bërë nga Universiteti Johns Hopkins, gati 99 mijë persona janë shëruar, ndërsa 14,700 përllogariten të vdekur.
Nga ana tjetër, mbi një miliardë njerëz nga mbi 50 vende të botës duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Pandemia është duke u përshpejtuar. U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, 11 ditë për 200 mijë dhe 4 ditë për treqind mijë”, njoftoi së fundmi OBSH.
Kjo është thënë nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën nga Gjeneva. Ai gjithashtu ngriti alarmin: “Punëtorët e shëndetësisë mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive kur ata mund të punojnë të sigurt. Ne vazhdojmë të marrim lajme alarmante nga e gjithë bota për një numër të madh të infeksioneve në mesin e punonjësve shëndetësorë. Edhe nëse bëjmë gjithçka tjetër në mënyrën e duhur, nëse nuk i japim përparësi mbrojtjes së punonjësve shëndetësorë, shumë njerëz do të vdesin sepse punëtori shëndetësor që mund të shpëtonte jetën e tij është i sëmurë”, shtoi ai.\
10 Shtetet më të prekura:
KINA – 81,496
ITALIA – 59,138
SHBA – 35,241
SPANJË – 33,089
GJERMANI – 26,220
IRAN – 23,049
FRANCË – 16,928
KORE E JUGUT – 8,961
ZVICRA – 8,547
MBFRETËRIA E BASHKUAR – 5,748
Ndërkohë mediat italiane raportojnë se ka humbur jetën një punonjës italian i Parlamentit Evropian Një punonjës 40-vjeçar i Parlamentit Evropian vdiq pasi kontraktoi koronavirusin, ndërsa ai është personi i parë që u u nda nga jeta për shkak të pandemisë së koronavirusit në institucionet evropiane. “Parlamenti Evropian shprehu keqardhje për konfirmimin e një vdekje” midis “stafit të tij të jashtëm”, ”për shkak, sipas informacionit aktual, koronavirusit”, njoftoi një zëdhënës i institucionit.
Sipas një burimi parlamentar, ai është një italian që ka punuar në departamentin e IT. Shumë anëtarë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit janë infektuar, përfshirë këtu edhe shefin e BE-së për negociuesin e Brexit, Michel Barnier./La Repubblica