Kryeministri Rama tek sa flet në Burrel për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarin ka thënë se qytetarët duhet të ankohen online për shqetësimet që kanë duke premtuar se do t’u zgjidhen, duke thënë se kjo është një platform për qytetarin ku mjafton të shkruajnë shqetësimin dhe brenda 10 ditësh çështja merr zgjidhje.
Por tek sa i përgjigjej drejtueses së një shkolle e cila iu ankua se për mungesë ambientesh e zhvillonin mësimin me dy turne, ai vuri re se një qytetarë nuk po mbante qetësi dhe po fliste. Në këtë momet kryeministri i drejtohet me fjalët:
“Shih-shih, po flas unë ore, ulu aty, ç’pate? Ulu aty, po flas unë ore, ulu aty o vlla. Ulu se po të sheh gruaja se para saj nuk bën sikur bën kështu me mua, ulua aty, po qe se të janë mërzitur gratë vrit veten. Do flasësh pasi të mbarojnë gratë”, tha ai. (B.H/Faxweb)