Siç u paralajmërua më herët, prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar sot në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori Besim Hajdarmataj, kërkon një masë sigurie më të fortë për Tahirin.
Nga ana tjetër, as ish-ministri nuk ka qëndruar i qetë. Avokati mbrojtës ka apeluar masën e vendosur nga Gjykata.
Avokati Maks Haxhia ka kërkuar sot nga Gjykata e Apelit që ish-ministri të lirohet nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe të jetë i lirë.
Mbetet për t’u parë si do vijojë çështja në Gjykatën e Apelit.
Në seancën e tre ditëve më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri u përplas me prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Tahiri e akuzoi Hajdarmatajn dhe grupin hetues se kanë manipuluar faktet në hetimin ndaj tij.
(F.G/Faxweb.al)