Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth tri qen rrugësh janë parë para Teatrit të Operës dhe Baletit.
Në hyrje të këtij teatri ndodhet edhe një tapet i kuq mbi të cilin shihen të vendosur edhe qentë.
Për t’i dhënë situatës më pak humor pse mos të themi që këta qen kanë dashur të provojnë ndjesinë e parakalimit në këtë tapet?
Gjithsesi në Shqipëri ndodh shpesh që të mos habitesh nga raste të tilla sepse kudo mund të shihen qen në lagje periferike, qendër dhe rrugë kryesore.
Shqetësimi real është që duhen marrë masa konkrete që këta qen rrugësh të evidentohen në mënyrë të tillë që mos të ketë ndonjë rrezik për njerëzit. (M.D/ SHUPLAKA)