Një 45 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Fax News rapoton se shtetasi A.H për motive të dobëta ka plagosuar me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. Ngjarja ka ndodhur në Pjezë, Shijak.
Nga të njëtat burime mesohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.(M.Q/Faxweb)