Burime për FaxNews bëjnë me dije se gjatë natës kamionë të Bashkisë Shijak, duke përfshirë dhe zonën e Maminasit, mbledhin mbetjet urbane nga koshat e mbeturinave dhe vijnë i djegin në zonën e quajtur me emrin Shilore.
Sipas banorëve të zonës kjo situatë ka filluar që prej disa ditësh, ndërkohë që tymi dhe era e keqe është kthyer në një problem jetësor për ta.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës, Bashkia Shijak ka krijuar një landfill ilegal në zonën e Shijakut duke rrezikuar jetën e banorëve të fshatrave përreth përmes ndotjes mjedisore.
FaxNeës ka tentuar të kontaktojë me personat përgjegjës në drejtorinë e Bashkisë Shijak që merret me menaxhimin e mbetjeve, por askush nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me situatën në fjalë.
Teksa nuk kemi asnjë njoftim zyrtar se çfarë po ndodh, FaxNeës ka kontaktuar me banorët e zonës të cilët shprehen se grumbullimi i mbeturinave në këtë pikë ndodh të paktën një herë në ditë gjatë natës dhe ka më shumë se 2 javë që vijon.
“Unë jam nga fshati Guzi, Bashkia Shijak. Ne s’kemi parë gjë kur i sjellin, por kur vijmë në mëngjes i shohim aty mbeturinat. Ne vijmë këtu për të kullosur bagëtinë. Fshatrat Gjipale, Shahini, Metalla, ndodhen këtu rreth e rrotull. Makinat e bashkisë së Shijakut dhe Maminasit kanë dy javë që vijnë i sjellin mbetjet këtu natën rreth orës 11:00-12:00”, thotë një prej banorëve.
Krahas kësaj problematike bëhet me dije se dhe pastrimi i mbeturinave të qytetit të Shijakut ka dy ditë që nuk kryhet. Grumbuj mbeturinash në kosha, era e keqe dhe papastëria kaplonë në qytet ndërkohë që Bashkia vijon heshtjen.